SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Spiropali në Janinë, takohet me kryeparlamentarin grek: Shqiptarët në Greqi dhe minoriteti në Shqipëri ura miqësie mes dy vendeve!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Gjatë qëndrimit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.

Spiropali e falenderoi Kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin europian.///

error: