Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe 7-mujore. Shumë qytetarë dhe makina kanë pritur orën 09:00 të kësaj të shtune për hapjen e tunelit, për të kaluar në krahun tjetër pa probleme.
Ky tunel do të jetë i hapur dhe pa pagesë për gjatë gjithë sezonit veror turistik deri më datën 15 shtator.
Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, distanca nga Dukati në Palasë që deri dje bëhej për 30 minuta, tani qytetarët do ta përshkojnë atë në vetëm 7 minuta.
Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Tuneli i Llogorasë ka një shpejtësi rreth 80 km në orë.///
ME SHUME LAJME
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje
Kulturë. Së shpejti: Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Ksamili nga qytezë pushimesh në trend ndërkombëtar, ndërhyrje urbane për përvojë autentike