/07/04/2020// Sulmuesi kilian Mbape, nuk do të largohet na skuadra e Paris
San-Zhermenit në fund të sezonit, ka vendosur pronari i klubit, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Tani.
“Do të ketë erë, borë ose shi, por Mbape do të mbetet, dëshira e Emirit është e tillë”, njoftuan burime pranë klubit.
Paraprakisht u publikua lajmi se Real Madridi pretendon të përforcohet me Mbapen, por PSG-ja, sipas burimit, as nuk do ta shqyrtojë propozimin e madrilenëve.
Kontrata e një prej futbollistëve më të mirë në botë me PSG-në është me vlerë deri në qershor të vitit 2022. Nga ana tjetër, kampioni francez është i gatshëm ta lirojë Nejmarin për 150 milionë euro.//R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI