– Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri, në ditën e tretë të përpjekjeve të kërkim-shpëtimit, ka arritur në mbi 11 700, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në rrënoja veniten çdo orë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha gjatë një vizite në zonat e goditura nga tërmeti se numri i të vdekurve në Turqi ishte rritur në 9 057 ndersa 52 000 të tjerë ishin plagosur.
“Rreth 6 000 ndërtesa u shkatërruan”, tha ai. Erdogan premtoi ndihmë urgjente prej 10 000 lirash turke (rreth 530 dollarë) për çdo familje të prekur.
Përtej kufirit në Sirinë e shkatërruar nga lufta, situata është pikëlluese.
Numri i të vdekurve atje, ka arritur në 2 662.
“Sipas shifrave të qeverisë, rreth 298 000 sirianë janë prekur, ku shumica duhet të largohen nga banesat e tyre”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Vendi ka hapur 180 strehimore emergjente.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI