Refuzimi i masave anti-covid, mes të cilëve edhe refuzimi i mbajtjes së maskës, mund të jetë i lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit.Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga shkencëtarë brazilianë dhe i mbështetur në një kampion preh 1500 personash të moshës nga 18 deri në 73 vjec.
Siç shkuan “The Independent” , mbi bazën e përgjigjeve të një pyetësori janë identifikuar dy profile: një antisocial, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti covid, dhe një empatik, që lidhet në fakt me ata që kufizimet i respektojnë. Profili antisocial është i lidhur me më shumë pikë në pyetjet që lidheshin me pandjeshmërinë, mashtrimin, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë, manipulimin dhe ndërmarrjen e rreziqeve.
Sipas studimit, bëhet fjalë për çrregullime tipike antisociale të personalitetit. Ekipi që ka kryer studimin, shpreson që rezultatet mund të ndihmojnë në bindjen e autoriteteve kompetente që të bëjnë më shumë për të edukuar personat mbi mënyrat se si duhet të sillen. Përmes identifikimit të personave që manifestojnë elementë të çrregullimit antisocial është e mundur të kryhen ndërhyrje të shënjestruara dhe të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e masave dhe respektimin e tyre.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI