Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen me sotme, në rrethin e Gjirokastrës.
Nga shtrëngatat e shiut një person i ri në moshë, që dyshohet se është goditur nga rrufeja, ka humbur jetën, në zonën e Dropullit.
Stuhia zgjati disa minuta në skajin jugor të vendit dhe është shoqëruar edhe me vetëtima të forta. Mbeten ende të paqarta rrethanat, si dhe identiteti i personit që humbi jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ngjarja është ende në hetim nga policia.///
ME SHUME LAJME
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie
PD bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi i heq të drejtën e fjalës Berishës: Thirrje për dhunë.
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri