Policia greke na njoftuar se ka vënë në zbatim planin e masave për përballimin e situatës emergjente të krijuar prej stuhisë Barbara, e cila ka prekur pjesën më të madhe të territorit helen.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave, reshjet e dendura kanë paralizuar pothuaj tërësisht trafikun në periferinë e Athinës, ndërsa që prej orës 18.00 sipas orës lokale, është urdhëruar ndalimi i qarkullimit të qarkullimit në lagjet veriore të kryeqytetit të vendit.
Me vendim të prefektit të Athinës shkollat e zonave të prekura prej stuhisë së dëborës Barbara do të jenë mbyllur, ndërsa nëpërmjet mesazheve të mbërritura në numrin e emergjencave civile 112 janë njoftuar banorët e Atikës të mos dalin nga banesat e tyre gjatë orëve në vazhdim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI