Një shfaqje e një cirku rus, ku një majmun dhe një numër dhish u shfaqën të veshur me rroba që mbanin simbole naziste ka shkaktuar zemërim në Gjermani dhe mund të ketë pasoja ligjore në Rusi.
”Shfaqja, e cila paraqiti edhe zbutës kafshësh, të veshur me uniforma sovjetike duke udhëhequr kafshët e veshura me svastika rreth arenës, ishte një shfaqje e Vitit të Ri për të ilustruar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore”, thanë përfaqësues të cirkut në qytetin rus të Izevskut.
Ngjarja u konceptua në emër të Kishës Ortodokse Ruse, e cila kishte dëshiruar një “ekskursion historik” në lidhje me rolin e saj në historinë ruse dhe sovjetike, sipas një deklarate të dhënë më parë nga cirku.
”Lufta e Dytë Botërore u diskutua gjithashtu në këtë kontekst”, sipas saj.
Zbutësit e kafshëve me uniforma sovjetike duke gjuajtur dhitë me kostume naziste kishin për qëllim “të rrisnin efektin e mesazhit”.
Prokurori publik rus po heton shfaqjen./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI