– Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se qeveria gënjen për taksat më të ulëta në rajon.
Në një postim në rrjetet sociale Tabaku thekson se, Shqipëria paguan karburantin më shtrenjtë nga taksat dhe Bordi i Oligarkëve.
“Qeveria vazhdon të përsërisë gënjeshtrën se paguajmë taksat më të ulëta në rajon. Po nëse është kështu përse paguajmë karburant më të shtrenjtë?! Shifrat nuk gënjejnë sado goja që i nxjerr ato mund ta spërdredhë të vërtetën. Shqipëria paguan karburantin më shtrenjtë nga taksat dhe Bordi Oligarkëve”, shprehet ajo.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi