Ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare” parashikojnë vendosjen e një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e mjeteve lundruese që përdoren për qëllime turistike dhe argëtimi që furnizohen në zonat e lira doganore/magazinat doganore.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ndryshimet në këtë ligj.
“Me qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjete lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi që furnizohen me karburant në zonat e lira doganore/magazinat doganore, parashikohet vendosja e një takse prej 65 lekë/litër mbi karburantin që përdoret për furnizimin e këtyre mjeteve lundruese në këto zona”, tha ministrja Ibrahimaj.
Duke qenë se parashikohet një furnizim i mjeteve lundruese për argëtim me karburant, mesatarisht në vlerën rreth 18 mijë ton në vit ose thënë ndryshe rreth 21 milion litra karburant në vit, atëherë nga vendosja e taksës në vlerën 65 lekë për litër parashikohet një efekt financiar pozitiv në të ardhurat e shtetit me rreth 1.350 miliardë lekë në vit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI