SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Tartar Bazaj zgjidhet zëvendëskryetar i KLP-së

Tartar Bazaj zgjidhet zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës, nën drejtimin e kreut të KLP, Alfred Balla dhe në prani të 9 anëtarëve. Mbledhja nisi me zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për këtë pozicion, Tartar Bazaj, ishte anëtari i vetëm që kishte shprehur interesin për kandidim.

Ndërkohë, duke argumentuar në respekt të barazisë gjinore dhe kontributit të saj në Këshill, Sokol Stojani propozoi Nurihan Seitin, si një kandidaturë potenciale për t’iu bashkuar garës për zëvendëskryetar.

Pasi u njoh me kërkesën e Bazajt dhe miratimin e kandidimit nga Seiti, Këshilli vendosi me shumicë votash (6 vota pro), zgjedhjen e Tartar Bazajt, si zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Më pas seanca vijoi me trajtimin e pikave të tjera të rendit të ditës, duke miratuar me 8 vota pro, zëvendësimin nga kryetari i Këshillit Alfred Balla të Bujar Sheshit, si kryetar në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës.

Anëtari i Këshillit Tartar Bazaj zëvendëson ish-anëtarin Sandër Beci, si kryetar në Komisionin e Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit.

error: