Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh sot se 4 gushti është një mundësi për të na bashkuar.
Në një mesazh për banorët e Himarës, Tavo theksoi se, “ne do punojmë së bashku në shërbim të Himarës”.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Tavo shprehet se, “4 gushti nuk është thjesht zgjedhje, por zgjidhje për të gjitha shqetësimet dhe nevojat tuaja. Unë ju premtoj se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej”, u shpreh ai.
“Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju”, theksoi Tavo.
Ai tha se, një e ardhme më e mirë, më e paqtë, më e bashkuar dhe më e begatë, na pret përpara për Himarën.
“Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj. E ndihem thellësisht i nderuar që do ju shërbej si Kryetar i Bashkisë së Himarës”, u shpreh Tavo.(Gjergji Mima)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI