Nga Klodi SARAÇINI
Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo tha sot se gjatë periudhës tre mujore ne krye të bashkisë së qytetit bregdetar kanë qenë punë intensive për realizmin e kërkesave të banorëve. Në një prononcim për mediet, Tavo theksoi se qëllimi i bashkisë është që të jetë tërheqëse gjatë 12 muajve të vitit dhe jo vetëm gjatë sezonit veror turistik.
Në këtë bashki pak ditë më parë u përmbyll edhe shpërndarja e certifikatave të pronësisë , i cilësuar si një proces shumë i rëndësishëm për Himarën.
“Certifikimi i banesave të vjetra para ’90 konsiderohet i mbyllur duke vazhduar deri në momentin që edhe qytetari i fundit të marrë certifikatën padyshim”, tha Tavo duke e cilësuar këtë proces të mbyllur.
Kryebashkiaku Tavu u shpreh se “ndërkohë po vijon procesi për dhënien e certifikatave të pronësisë për banesat e ndërtuara pas ’90 , ku pas një vendimi të Këshillit të Ministrave bashkia e Himarës ka angazhuar në terren dhe në Agjencia Shtetërore e Kadastrës e Vlorës dhe Sarandës një numër punonjësish për të përshpejtuar procesin”. Bashkia e Himarës ka miratuar edhe buxhetin për vitin 2025, ku prioritet mbeten investimet në infrastrukturë, të cilat do të shtrihen në të gjithë territorin e kësaj bashkie.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat