Ditën e diel, në orën 12.00- komuniteti nivicjot fton për pjesëmarrje në një protesë për Kakomenë.
Në një Thirrje publike për këtë qëllim, vihet në dukje se “Të gjithë duhet t’i bashkohemi thirrjes së banorëve për të rrëzuar atë portë që prej vitesh, rrethon pronat dhe pengonj aksesin në një nga plazhet më të bukura!
Të bëhemi bashkë .në mbështetje të niviciotëve! – është një nga sloganet e Thirrjes në këtë protestë për Kakomenë.
Prona lështë jona! Plazhi është për të gjithëve!-përfundon Thirrja e Shoqatës Lukoviote.
Ndërkohë në një postim në faqen e tij në FB ish kryekomunari Vladimir Kumi , i njohur për qëndrimet e tij në mbrojtje të Kakomesë shton se:
” Komuniteti Nivicjot fton per pjesmarrje, mbeshtetje dhe solidaritet: gjith spektrin politik shqiptar:1. Partin Demokratike per te larë pjesen e vet te zullumit ne ketë grabitje! 2. Partinë e Agron Shehajt per të konfirmuar serjozitetin e saj ne mbeshtetje të pronarve!,3. Partinë e Adriatik Lapajt per te qenë koherent ne qendrimin e vet ndaj prones publike e private.; 4. Partinë e Arlind Qorrit per te qenë sa me i vertet ne betejen e vet me Oligarkinë.; 5. Edhe Partinë Socjaliste, nëse gjen forcen dhe arsyen per t’u ndarë nga kjo aferë e nisur dhe mbajtur ne kembe prej saj !; 6.Si dhe te tjera parti e organizata qe edhe me parë kanë qenë e janë krah nesh.
Nivicjot jan paqesor, por njekohesisht edhe qendrestar e kembngules ne te drejten e vet mbi pronen dhe lirinë e levizjes ne te.
Mirpresim kedo te pozicjonohet sot. Neser eshte vonë te dashur partiak, ambjentalistë dhe intelektualë të pavarur. Sot behet diferenca mes dashamirëve dhe dashakeqëve , mes solidarëve dhe hileqarëve. Kakomea na pret. Jo vetem ne, por gjithe Shqiptaret.”-përfindon Vladimir Kumi.
Konflikti për tokën në Kakomenë vazhdon që nga viti 2004, kur qeveria shqiptare dha koncesionin për rreth 70 hektarë në gjirin e Kakomesë. Në kujtesën publike, protesta e banorëve të Nivicë-Bubarit konsiderohet si një nga lëvizjet më të gjata për mbrojtjen e pronës private në bregdetin e Jugut. Edhe sot ajo njihet gjerësisht si “Çështja Kakomeja”.
FISHË TEKNIKE: 2004 – Fillimi i konfliktit. Më 23 qershor 2004, qeveria e kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano miratoi dhënien për zhvillim turistik të zonës së Kakomesë, duke hapur rrugën për projektin e një resorti turistik. Banorët e Nivicë-Bubarit reaguan menjëherë, duke deklaruar se toka ishte pronë e trashëguar e fshatit dhe se nuk ishin pyetur për projektin. Sipas dëshmive të kohës, u krijuan grupet e para të organizimit qytetar për mbrojtjen e pronës dhe të gjirit të Kakomesë. Fundi i vitit 2004 – Fillimi i protestave. Banorët nisën tubime në fshat dhe peticione kundër projektit.
- U organizuan roje vullnetare në rrugën që të çon në Kakome për të penguar hyrjen e kompanive dhe makinerive.
- Çështja filloi të bëhej e njohur në media si një konflikt mes zhvillimit turistik dhe të drejtave pronësore të banorëve.
- 2005 – Protesta e parë e madhe
- Në fillim të vitit 2005, rezistenca u ashpërsua. Banorët bllokuan hyrjen drejt gjirit dhe u përballën me forcat e policisë.
- Gazeta britanike The Guardian raportonte në mars 2005 se Kakomeja ishte shndërruar në simbol të konfliktit për pronën dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri, ndërsa policia ruante hyrjen e gjirit për shkak të tensioneve me banorët.
- -Ishte ndër rastet e para në Shqipërinë postkomuniste ku një komunitet lokal u organizua për vite me radhë kundër një projekti të madh turistik.
- Protesta e Nivicë-Bubarit u bë simbol i mbrojtjes së pronës dhe i kundërshtimit të vendimeve të marra pa konsultimin e banorëve..///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj
Kulturë. Kolegët e tij risjellin regjisorin e shquar, Thoma Milaj
Pse “Flamingot” nuk po kthehen dot në Lëvizje?!