Të miturit e dënuar, tani në një institucion të vetëm. Kjo eshte cilesuar si “nje histori suksesi” nga kreu i dikasterit te Drejtesise, Etilda Gjonaj.

“Nga arritjet më të spikatura në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe reformave në sistemin penitenciar është vendosja e të gjithë miturve në një Institucion të vetëm.”- u shpreh se fundi ne faqen e saj ne fb, Ministrja Gjonaj.
Siopas kreut te Ministrise se Drejtesise , “Për herë të parë në Shqipëri, nuk ka të mitur në asnjë institucion të ekzekutimit të vendimeve penale ku janë edhe të rriturit. “

Hapi i mesiperm i kesaj Ministrie duket se ka gjetur vleresime edhe nga nderkobetaret.
“Përqendrimi i të gjithë të miturve në IEVP e Kavajës edhe nga ndërkombëtarët është konsideruar një histori suksesi ku të miturit në këtë Institucion trajtohen me programet më të mira ndërkombëtare për riedukimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.”-ka theksuar Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj.
Prej vitesh, prania e të miturve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale krahas të rriturve, eshte adresuar si nje problem serioz edhe gjate inspektimeve nga Institucioni i Avokatit te Popullit.
Zonja Gjonaj edhe me cilesine e dikurshem te Komisioneres ne Institucionin e Avokatit te Popullit, e ka njohur me se miri problematiken e dikurshme dhe “ka pjesen e saj” ne kete histori suksesi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI