Neser mbërrijnë në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës “AstraZeneca”, me të cilën do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.
Lajmin e beri te ditur Kryeministri Edi Rama, duke informuar mbi mbërritjen e dozave të para të vaksinës “AstraZeneca”, të cilat Shqipëria i ka siguruar përmes instrumentit COVAX.
Në kuadër të instrumentit COVAX, Shqipëria ka porositur 1 milion e 600 mijë doza për të mbuluar 800 mijë qytetarë.
Shqipëria ka marrë deri tani 32 mijë doza nga kompania “Pfizer”, ndërsa pritet mbërritja e dozave të tjera javën që vjen e më pas me radhë në muajt prill e maj.
Deri tani janë kryer 21 613 vaksinime antikovid për bluzat e bardha dhe të moshuarit mbi 80 vjeç. Vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin është tashmë drejt përfundimit.
Qeveria shqiptare synon të arrij planin ambicioz për vaksinimin masiv të popullatës brenda 14 muajve.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?