Të shtëna me armë zjarri në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.///
ME SHUME LAJME
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit
Bajpasi i Sarandës gati vitin e ardhshëm, më pak trafik për banorët dhe turistët
Konispol. I riu nga Lushnja kapet me 11 iranianë dhe irakenë. 2500 euro “bileta”