Vendi është përfshirë sot nga temperatura shumë të ulëta, të cilat sipas parashikimeve do të vijojnë gjatë gjithë javës. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale informacionin mbi situatën nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Balluku bën apel për kujdes nga drejtuesit e mjeteve në këto ditë me temperatura nën 0 °C.
“Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë”, shprehet ministrja. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se akset rrugore janë të hapur për qarkullim por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar.Në informacionin e ARRSH-së bëhet e ditur se, në Llogora termometri shënon -8°C, në Dibër -11°C, në Valbonë -12°C, në Korçë -7°C dhe në Dardhë -12°C.///
ME SHUME LAJME
Gjuante peshk me dinamit, plagoset në Porto Palermo
Policia shpëton turistin çek, kishte mbetur i bllokuar në malin e Çikës në Vlorë
Propozimi i PS-së për reformën Administrativo-Territoriale 2.0: Nga 61 në 46 bashki