– Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur në 1 504, sipas CNN.
Mbi 912 persona kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit në rajonin kufitar turko-sirian, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan duke e çuar numrin e përgjithshëm në të dy vendet në mbi 1 200.
Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë Verilindore sot në mëngjes. Raportet vijnë ende për viktima nga zonat e kontrolluara nga qeveria dhe rebelët në Siri.
Shumë vende kanë ofruar ndihmë ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe shkalla e dëmit po bëhet më e qartë. ”Mëngjesin e sotëm na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5 385 janë plagosur”, deklaroi ai.
”Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2 470 persona, ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2 818. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë”, theksoi ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI