Nga Dervish MIKEL ONJEA
Me Emrin e Zotit Fuqimadh e Meshireshume. Fort te nderuar besimtare po ju veme ne dijeni se : Teqeja Bektashiane e Baba Aliut Turan Tepelene, organizon ceremonine e Festes se Sulltan Nevruzit qe perkon me datelindjen e Hazereti Imam Aliut a,s diten e Merkure dat 22.03.2023 ne oren 10.00 . Kjo dite madheshtore te na zere gezuar ,festa e gezime te keni te gjithe ne familjet tuaja .

Po ju informojme per organizimin e programit festiv .


Pasi grunbullohen besimtaret si fluturat rreth drites se kandilit fillon programi me :
Himni Kombetar . Lutjet e rastit dhe pershendetjet . Kendimi i Nevruzies . Recitime poetike . Kenge polifonike sipas tradites se vendit dhe zones . Qerazmat me qumesht dhe sherbet qe simbolizojne lumenjt e Parajsit.

Pritja e musafireve per urimet si dhe nje banket ne forme panairi me ushqime te bollshme te zones dhe tradites Bektashiane ne te cilat spikasin byreqet e ndryshme, lakroret dhe embelsirat duke u kenaqur te gjithe dhe duke uruar njeritjetrin per bekim miresi dashuri shendet e paqe .

Teqete Bektashiane jane shtepia e gjithe shqiptareve dhe e gjithe njerezimit pa dallime ,ketu ruhet tradita dhe bujaria e c,do shtepie ,prandaj gjithe njerezia kane pjese tek kjo cerdhe shenjterie dhe duhet te marrin pjese ne ceremonite qe organizohen per festa e perkujtimore te percaktuara nga Komuniteti Bektashian .


Ftesa te vecanta nuk ka pasi nje Baba Bektashi quhet nje Prind e Prindi shpirteror i ka te gjithe njerezit njelloj ashtu si nje Prind i nje familjeje i ka bijt e tij njelloj .
Kush e ndjen qe eshte pjese e kesaj drite dhe do te marrij drite urate e bekim le te behet pjese e ceremonise se Festes se Sulltan Nevruzit .

Zoti ju bekofte . Me dashuri vellazerore Dervish Mikel Onjea dhe Dervish Ermal Hoxha . Teqeja Turan Tepelene.///sarandaNewss.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI