Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehu sot gatishmërinë e vendit tonë për të ndihmuar Turqinë, për rikuperimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar.Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shprehu solidaritetin me familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit.
“Tronditje dhe trishtim për qindra viktima dhe mijëra të plagosur që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar i këtij mëngjesi, në Turqi dhe Siri. Jemi me zemër dhe mendje pranë familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve. Të gatshëm të ndihmojmë me kapacitetet tona, për rikuperimin sa më shpejt të pasojave.”, shkroi Peleshi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI