Kryeministri Edi Rama informoi se, një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi.
“Thellësisht të pikëlluar për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa zona të Turqisë dhe Sirisë”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.Kryeministri shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,8 ballë Rihter goditi mëngjesin e sotëm një zonë të gjerë në Turqinë Juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë mbi 600 persona dhe lënduar qindra të tjerë. //
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI