SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 “The Times” zbulon Shqipërinë përmes turizmit të aventurës

 “The Times” zbulon Shqipërinë përmes turizmit të aventurës, të përvojave unike të rafting në ujërat e Vjosës. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në faqen e internetit thetimes.co.uk.Rama theksoi se në shkrim përshkruhet Vjosa, Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Europë, madhështia e maleve që rrethojnë luginën, shija e mirë që vjen nga bujtinat, guidat fantastike dhe udhërrëfyesit turistikë.

“Vjosa është vetëm një nga mrekullitë e shumta të eksploruara nga ky itinerar. Për mua lumi i Shqipërisë mbetet xhevahiri i kurorës së saj. Kur bëhet fjalë për një ndjenjë të vërtetë madhështie, Vjosa është në një ligë më vete, pasi ajo përshkon rrugën e saj nën malet e mbushura me dëborë dhe mbush gjysmën e luginës së saj me drurë. Megjithatë, lumi më i mahnitshëm që kemi parë është ai i Osumit, i cili ka kaluar nëpër një shtrirje gëlqerore për të krijuar 20 kilometra kanion të pjerrët dhe të ngushtë”, shkruan thetimes.co.uk.

Autori i shkrimit në thetimes.co.uk. tregon edhe për shëtitjen në malin e shenjtë të Tomorit dhe dy netë në hotele me vendndodhje të bukur larg Beratit, në Çorovodë dhe Përmet.///

error: