– Këngëtarja Tina Turner dhe reperi Jay-Z u zgjodhën në Rock & Roll Hall of Fame, panteoni amerikan i muzikës rock dhe folk në përgjithësi, së bashku me grupin gjerman Kraftwerk, njoftoi sot institucioni.
Rock and Roll Hall of Fame nuk u rezervua kurrë vetëm për rock dhe u hap, që nga promovimi i tij i parë në 1986, në zhanre të tjera muzikore, soul, blues, R&B, folk, country, pastaj rap.
Këngëtarja 81-vjeçare, Tina Turner tashmë kishte hyrë në panteon në 1991, si anëtare e dyshes Ike & Tina Turner.
Këtë herë ajo u emërua si një artiste solo në mes të viteve 1980 në një regjistër më pop, që i dha asaj sukses në të gjithë botën.
Për sa i përket Jay-Z, reperi dhe producenti i Brooklyn tashmë ka mbledhur 23 Grammy Aëards, çmime për industrinë e muzikës amerikane.
Ai është një nga artistët e paktë që ka kaluar disa epoka të repit dhe ende konsiderohet, në moshën 51-vjeçare, të jetë i rëndësishëm.//ata///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI