Në datat 14-15 tetor në Tiranë mbahet panairi kushtuar turizmit rajonal “Tourism Travel Show Albania”.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është panairi më i madh në Shqipëri dedikuar turizmit rajonal.
Ky panair, theksoi Rama do të shërbejë si një kombinim mes prezantimit të turizmit në Ballkan dhe pikëtakim i turoperatorëve nga e gjithë bota në përgatitjen e sezonit të ardhshëm
Ky panair vjeshtor, si një kombinim mes show prezantimi të turizmit në Ballkan dhe event B2B, është projektuar si pika e radhës e takimit për profesionistët dhe blerësit nga e gjithë bota që janë të interesuar për produktin e përbashkët të destinacionit dhe perspektivën e rajonit.
Organizatorët u kanë përcjellë ftesë gjithë operatorëve turistikë, organizatorëve të udhëtimeve në grup, agjentëve të udhëtimit, shërbimeve të hoteleve dhe resorteve, profesionistëve të sektorit të udhëtimeve dhe konsumatorëve të turizmit për të marrë pjesë në eventin Tourism & Travel Tours për të gjetur ide novatore për të krijuar udhëtime, turne dhe itinerare për vitin e ardhshëm.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi