Nga Limos DIDANI
Këngë e valle tradicionale, poezi dhe rrëfime që sjellin në vëmendje trashëgiminë kulturore çame janë prezantuar nga të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë mbrëmjen e 31 janarit.
Krenarë për rrënjët e tyre, këta të rinj sollën në vëmendje historinë, traditën dhe kulturën e Çamërisë.
“Jemi shumë krenarë që jemi çamë dhe e kemi të trashëguar brez pas brezi historinë, traditën dhe kulturën e Çamërisë si pjesë të shpirtit dhe kulturës sonë. Kjo është hera e parë që organizohet në Sarandë.” – theksoi Sindi Koqini, një ndër organizatoret e këtij aktiviteti.
Organizatorët e “Sofrës çame” synojnë që ky aktivitet të mos mbetet vetëm një ngjarje e veçuar, por të kthehet në një traditë të përvitshme që bashkon komunitetin dhe forcon lidhjet me të kaluarën, në çdo vend ku jetojnë pasardhësit e kësaj treve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI