Tuneli i Llogorasë me gjatësi 5.9 km i gjatë, një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike në vend, do të përfundojë në qershor të vitit 2024.
Në projektbuxhetin e vitit 2024 fondet për vijimin e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, llogariten 5.1 miliardë lekë.
Tuneli ka një ndikim të madh për zhvillim ekonomik të jugut të Shqipërisë dhe lidhjen infrastrukturore që do të bëhet me aeroportin e Vlorës.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021. Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave