Në projektbuxhetin e vitit 2023, i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, parashikohen 6. 8 miliardë lekë financim për ndërtimin e tunelit të Llogorasë.
Tuneli i Llogorasë, me gjatësi 5.9 kilometra planifikohet të përfundojë në muajin shkurt të vitit që vjen.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur me 14 nëntor të vitit 2021. Autoritetet në vend kanë raportuar për ecuri të mirë të punimeve, kjo edhe për shkak të gjeologjisë së mirë.
Në fund të muajit shkurt tuneli i Llogorasë prej 5.9 km do të ketë dritë“, ka deklaruar më herë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.////
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi