/SARANDE, 30 mars-Radio “SARANDA”//
Turizmi ne Sartande po kërkon ndihmën e qeverisë për të kaluar situatën e rënduar nga korona Virusi.
Shoqata e Industrisë së Turizmit (STI), me qendër në Sarandë në bashkëpunim edhe me disa shoqata të tjera të kësaj fushe ne Shqipëri ju drejtua me nje letër Kryeministrit Edi Rama , Ministrit të Turizmit Blendi Klosi , Ministrit te Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të bashksië Sarandë, Adrian Gurma.
Kryetari i STI , Arben Cipa theksoi se jane 6 pika konkrete të cilat do të ndihmojnë Industrinë e Turizmit nëse marrin një zbatim të menjhëhershëm për të përballuar këtë emergjencë të pazakontë .
Përfaqësuesit e biznesit turistik sygjerojnë :
1.Të mos aplikohet për këtë kategori tarifa vendore për vitin 2020
2. ,Mos Aplikimin e tatim fitimit per një periudhë 3 mujore
3 .Përgjysmimi I taksës së ndërtesës per këtë vit
4. Subvencionim të pagesave për tre muaj
5. Suport për pagën minimale
6. Shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë 6 mujore . Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë , Arben Cipa theksoi :”Jemi përpara një dileme , a do të kemi sezon turistik dhe nëse do të kemi sa kohë do të jetë këtë vit .Propozimet e mësipërme krijojnë frymëmarrje për qindra dhe mijëra persona që janë të lidhur me turizmin i cili këtë vit pritet të ketë një ulje drastike të kohëzgjatjes dhe sasisë së përpunimit të personave që do të vizitojnë vendin tone” //R-SR//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI