Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit në ditët e para të dhjetorit është mbuluar nga dëbora duke ofruar një pamje piktoreske. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura publikoi pamje nga mali i Tomorit, duke ftuar të pasionuarit pas turizmit malor ta vizitojnë atë.

“Nga maja jugore e Malit të Tomorrit, i cili e ka nisur kaq bukur sezonin e tij dimëror”, shprehet AKZM.
Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet në malin i Tomorit, i cili është një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh. Çdo fundgushti nga data 20 deri në datën 25, në këtë vend organizohet një ritual dhe një festë madhështore nga besimtarët e sektit bektashi, e cila përbën festën më të rëndësishme të vitit.

Mali i Tomorit shtrihet në verilindje të qytetit të Çorovodës, në një largësi rreth 20-25 km dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Gjithashtu, nga të pasionuarit e natyrës organizohen gjatë vitit në malin e Tomorit hiking, ski, dhe shumë sporte të tjerë.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI