Rruga e Lumit të Vlorës është një tjetër vepër e rëndësishme në infrastrukturën rrugore të vendit, që ka marrë formë duke u kthyer në një prej akseve turistike më panoramike të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama uroi sot pasdite të mbarë me pamje nga rruga e Lumit të Vlorës, ndërsa ndau në rrjetet sociale një video me momente udhëtimi në këtë aks të rëndësishëm infrastrukturor.
Rruga e Lumit të Vlorës siguron lidhjen e më shumë se 60 fshatrave të zonës, me popullsi mbi 40 mijë banorë me qytetin e Vlorës.Ky aks i rëndësishëm mundëson lidhjen e dy rrugëve nacionale si dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës.
Përveç lidhjes së fshatrave të krahinës me Vlorën, kjo rrugë lidh Vlorën me Himarën dhe krijon akses më të afërt dhe të shpejtë për Gjirokastrën e Tepelenën drejt bregdetit të jugut. Njëkohësisht kjo rrugë gjeneron përfitime sociale dhe ekonomike përfshirë aksesin në tregjet rajonale dhe lokale për fermerët, reduktimin e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave për popullsinë lokale, përmes intensifikimit të aktiviteteve ekonomike ekzistuese, si dhe nxitjen e zhvillimin e aktiviteteve sportive si trekking dhe ecje me biçikleta, të cilat eventualisht do të sjellin transformimin e të gjithë luginës në një atraksion turistik. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI