– Pothuajse pesë milionë ukrainas kanë ikur nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus dhe mbi 2,75 milionë prej tyre janë larguar në Poloni, njoftuan sot Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Roja Kufitare polake.
“Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët, përveç qytetarëve që ikën jashtë vendit, 7,1 milionë të tjerë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre janë ende në Ukrainë”, raportoi “Kyiv Independent”.
Gjithashtu, rojat kufitare polake njoftuan sot se që nga 24 shkurti mbi 2,75 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin.
Megjithatë, javët e fundit ky fluks është ngadalësuar dhe numri i banorëve që kthehen në Ukrainë është rritur.
Një ditë më parë, në Poloni kanë mbërritur 26 800 refugjatë, 8% më shumë se të mërkurën, por një nivel shumë më i ulët se rekordi prej 142 300 i vendosur më 6 mars///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI