Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 890 052 vaksinime antikovid në vend.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.
Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 9 140 vaksinime kundër koronavirusit.
Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën mbrëmjen e sotme 11,700 doza të tjera vaksine Pfizer. 1,079,650 është sasia e vaksinave antikovid të mbërritura deri tani në Shqipëri.
Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.//ata///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi