Shkrimtarja Helena Kadare ka përcjellë një mesazh sensibilizim për marrjen e vaksinës.
Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ajo shprehet se e ka të pamundur të gjejë logjikën e refuzimit të vaksinës nga ana e të rinjve.
Sipas saj, refuzimi i vaksinës është njësoj si t’i thuash jetës “Jo” në favor të mos qenies.
“Ne të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona?

Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej të rinjve. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, thuhet në mesazhin e saj.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI