– Një premierë botërore më mënyrë abuzive ekskluzive: kështu Vasco Rossi u njoftoi ndjekësve të tij daljen e albumit të shumëpritur të ri “Noi siamo qui” (Ne jemi këtu) për më 12 nëntor.
Një video e këngës “Ne jemi këtu”, ajo që filloi tërë punën e re, u xhirua në Pulia (në Spinazzola në Murge) nën drejtimin e Pepsy Romanoff.
Në të njëjtat ditë, ai u bë “Qytetar nderi” i Castellaneta-s (Taranto), ku Vasco jo vetëm që kalon pushimet e tij prej më shumë se dhjetë vitesh, por gjithashtu përgatit edhe koncertet, duke thirrur të gjithë produksionin.
Më parë “Qytetar i Pulias krijuese”, me Nichi Vendola (2014), Vasco është bërë taniedhe castellanetano, “si Rodolfo Valentino”.
Ndërkohë, më shumë se 60 000 bileta janë blerë tashmë për datën e parë shfaqjes së drejtpërdrejtë në Trento, më 20 maj 2022, një ngjarje e veçantë në parkun Trentino Music Arena.
Edhe për datat e tjera (të planifikuara fillimisht për vitin 2020 dhe të riplanifikuara për shkak të COVID-19) tashmë është “shitur” gjithçka./ATSH-ANSA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI