Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e vranësira. Gjatë ditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët. Në veriperëndim të vendit, reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave. Ndërsa prej orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi nga 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/sek.Valëzimi në dete i forcës 2 deri 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/30 | Shi diell |
| Kukës | 16/26 | Shi diell |
| Lezhë | 19/29 | Shi diell |
| Dibër | 14/25 | Shi diell |
| Durrës | 20/30 | Shi diell |
| Tiranë | 20/30 | Shi diell |
| Elbasan | 19/30 | Shi diell |
| Berat | 18/31 | Shi diell |
| Vlorë | 21/30 | Shi diell |
| Korçë | 15/28 | Shi diell |
| Gjirokastër | 17/31 | Shi diell |
| Sarandë | 17/30 | Shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI