– Një japoneze, e cila u njoh zyrtarisht si dekania e njerëzimit, vdiq më 19 prill në moshën 119-vjeçare, njoftuan sot autoritetet. Kane Tanaka u lind më 2 janar 1903 në Fukuoka, atë vit kur vëllezërit Wright bënë fluturimin dhe Marie Curie u bë gruaja e parë që fitonte një çmim Nobel.
Ajo ishte relativisht e shëndetshme deri vonë dhe jetonte në një azil. I pëlqenin lojërat në tavolinë, zgjidhja e problemeve matematikore, pijet e gazuara dhe çokollata.
Kur ishte më e re, Tanaka kishte drejtuar disa biznese, përfshirë një dyqan petësh dhe një dyqan ëmbëlsirash orizi.Kur libri i rekordeve ”Guinness” i dha asaj titullin e njeriut më të moshuar të gjallë në botë, në vitin 2019, ajo u pyet se cili ishte momenti më i lumtur në jetën e saj.
“Tani”, u përgjigj ajo.Rutina e saj e përditshme ishte zgjimi në orën 06:00, studimi i matematikës dhe praktikimi i kaligrafisë.Japonia ka popullsinë më të moshuar në botë dhe rreth 86 500 nga banorët e saj janë 100-vjeçarë.
Personi më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë është francezja, Jeanne Calment, e cila vdiq në vitin 1997, në moshën 122-vjeçare.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI