– Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas, pësoi sot një arrest kardiak, i cili i shkaktoi vdekjen, sipas gazetave argjentinase “Clarin” dhe “Ole”.
“Ndodhi e pashmagshmja”, shkroi “Clarin”.
Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru.
Pas operacionit, personeli mjekësor qëndroi në shtëpinë e tij për ta mbajtur nën vëzhgim.
Sipas një raporti të përditësuar nga “Clarin”, Maradona vdiq nga një arrest kardio-respirator, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta ringjallur.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi