Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
KPK vendosi pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1 shtator për subjektin e rivlerësimit, Sali Hasa.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli, Roland Ilia relator dhe Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit./atsh///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi