Të gjithë noterët, zëvendës noterët dhe kandidatët për t’u licencuar në këtë profesion, do t’i nënshtrohen kontrollit të pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.
“Vettingu” i kësaj kategorie pritet të nisë së shpejti, pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Noterinë, të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë dhe të rekomanduara nga njësia europiane kundër pastrimit të parave Moneyval.
Ligji do të detyrojë të gjithë kandidatët që përveç vërtetimit të gjendjes gjyqësore të dorëzojnë edhe formularin e pastërtisë së figurës, ku të zotohen se nuk kanë patur kontakte me persona të përfshirë në akte korruptive apo elementë të krimit të organizuar dhe që nuk rezultojnë në listën e financimit të terrorizimit dhe pastrimit të parave.
“Në projektakt janë përkufizuar edhe termat “Kontakt i papërshtatshëm”, “Lidhje të ngushta familjare”, “Person i përfshirë në krimin e organizuar”, me qëllim krijimin e kushteve për verifikimin nëse subjektet gëzojnë integritet dhe besueshmëri.”
Verifikimi për ata që ushtrojnë sot këtë profesion do të bëhet nga strukturat e ministrisë së Drejtësisë. Në rastet kur ka dyshime, ky institucion do të kërkojë informacion shtesë nga noterët dhe organet e tjera publike.
Një vit më parë Shqipëria u fut në listën gri të pastrimit të parave nga Njësia Moneyval, ndërsa ka marrë një sërë rekomandimesh për rritjen e mbikëqyrjes në sektorë të rëndësishëm si te ato të transfertave të parave dhe te noterët e agjencitë e pasurive te patundshme.///jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI