Nga Petraq MUÇI
Leshnica e Poshtme dhe Leshnica e Sipërme janë dy nga 58 fshatrat e bashkisë Finiq .
Në këto fshatra si pothuj kudo në fshatrat e minoritetit entik grek shikon se jetojnë vetëm të moshuar të moshës së tretë.

Po është për të ardhur keq që prej disa kohësh këtu, mungon shërbimi shëndetësor. Mungon shërbimi shëndetësor dhe nuk bëhet fjalë as për mjekë por as për ndihmës mjekë, pra, as për infermierë që mud tl bënë një matje tensioni dhe një gjilpërë.

Po ndërsa shërbimi shëndetësor është në kuotën “zero” godinat e dikurshme ku ofrohej ky shërbim nuk mungojnë: as në Cerkovicë (Theollogo) dikur qendër e kësaj zone malore të minoritetit, as në Leshnicën e Poshtme dhe as në atë të Sipërme.
Vetëm fotografitë nga këto fshatra për objektete shëndetësore, flasin vetë.
Flasin më shumë se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilëve, u drithërohet shpirti për të moshuarit e vetmuar mes këtyre maleve; siç u drithërohet shpirti atyre të prefekturës dhe Qarkut në Vlorë, pa zënë në gojë zinxhinrin e përgjegjësive në nivel bashkie, e rajoni.

Thonë se, me shpirt të drithëruar për të moshuarit e Theollogos, dhe dy Leshnicave, janë edhe deputetet e këtij rajoni, të majtë ne qeverisje apo të djathtë në opozitë, por që gojën nuk ua ka mbyllur njeri për të folur e për të vepruar për shëndetin e njerëzve te moshuar e të vetmuar./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature
Saranda vijon të tërheqë mijëra turistë, vlerësohet deti, mikpritja dhe çmimet
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI