Nga Anastasia LESKOVECI
Në bashkinë e Finqit, në zonën e fshatrave të minoritetit etnik grek, si ne Thologjo/Cerkovicë, dhe Leshnicë e Sipërme dhe e Poshtme ,godinat e shërbimit shëndetësor janë të lëna shkretë.

Atje ku më parë mund të bëhej një gjilpërë për të moshuarit apo një vizitë mjekësore, sot zotërojnë ferrat edhe shkuret.
Në foto duken qartë kujdesi shëndetësor si “PRIORITET” nëpër fjalime dhe fushata elektorale.
Zgjidhja: Asgjë e re nga ‘fronti i perëndimit!’

Asgjëkundi nuk shikon asnjë telefon ose kalendar kur mund të vijë mjeku i zonës për një vizitë shëndetësore. Bluzat e bardha janë zhdukur për së gjalli!

“Patriotët” e mëdhenj të minoritetit, “patridhokapilia”, ata që e kanë bërë gjoksin gropë (tripa) për të drejtat e minoritetit etnik grek janë të zënë me punë të tjera më të rëdlsishme se kujdesi për jetëlt e të mosuarve tl vetmuar që ende jetojnë tek-tuk nëpër fshatrat: Leshnicë e Sipërme, Leshnicë e Poshtme, Janicat, Shëndre, Grazhdan, Malçan, etj, etj,./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë