Mbi 686 mijë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë në 2 muajt e parë të vitit, ose 74 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale të dhënat e fundit mbi numrin e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023.
Rama u shpreh se vetëm në muajin shkurt, numri i vizitorëve të huaj u rrit me 54 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në muajin shkurt Shqipërinë e vizituan 309 325 turistë të huaj, ose rreth 100 mijë më shumë se në shkurtin 2022, kur u vizitua nga 200 997 turistë të huaj.
Ndërsa për periudhën janar shkurt 2023 numri i vizitorëve shënon rritje me 74 %.
Konkretisht në janar-shkurt të 2022 Shqipëria u vizitua nga 395 234 turistë të huaj dhe në janar-shkurt 2023 u vizitua nga 686 536 turistë të huaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI