Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ka bërë me dije se ditën e sotme duke filluar që prej orës 09:00 deri në orën 10:00, si pasojë e punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

NUK DIHET SE KU E KANE GJETUR FSHATIN SHEN VASILnë afërsi të Volloderit specialistët e ARRSH. Shën Vasil, vrtete shtl fshat i bashkisë Himarë por vjen disa km larg nga Volloderi ku do kryhet shpërthimi i ARRSH. madje , Shën Vasili haset pasi ke lënë pas Nivicë Bubarin! Tamam toponomi me precizion të lartë bashkohor!
Njoftimi i plotë:
Ditën e nesërme, më 06.07.2026, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 10:00, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, pranë fshatit Shën Vasil (në afërsi të guroreve Volloder), do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.
Procesi i punës është koordinuar me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat do të marrin masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit gjatë zhvillimit të punimeve.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim. Letra Kolonelit: Zonjëzat me kone të Sarandës
“El Nacional”: Shqipëria, parajsa e lirë e Mesdheut që po fiton zemrat e turistëve
Rrënjët dhe Shpirti