Nga Anastasia MIKELI
Sapo sezoni turistik tradicional është mbyllur dhe në qytet janë rralluar turistët e huaj edhe vendas, befas, shihet nëpër trotuaret e rrugëve kryesore sesi ka nisur një “stihi” një psikopati, antiqytetare e individëve anonimë që prishin koshat e vegjël instalar me gusto në distanca të barabarta ku hidhe mbeturinat e kalimtarëve.
Në dukje, si lexohet kjo dukuri e prishjes së të bukurës dhe ndotjes së qytetit dhe cilat janë disa pyetje që meritojnë edhe një vëmendje nga kryebashkiaku Adrian Gurma dhe bashëpunëtorët e tij të fushës së shërbimeve, të turizmit, policisë bashkiake, etj?
Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të vendosur nga një polic në çdo metër katror të trotuareve…


- Ky “aksion” antiqytetar, që përsëritet në Sarandë, është shqyrtuar ndonjëherë për të shkuar deri të zbulimi i “guerilasve” që prishin pasurinë publike duke menduar se dëmojnë bashkinë dhe kinse, edhe vetë kreun e saj, Gurma?
- A ka një bashkëpunim Bashkia me Policinë vendore dhe cili është produkti i këtij bashkëpunimi në zbulimin e autorëve?
- Ato kamerat e famshme të vëzhgimit të kryqëzimeve që do të sillnin dobi të shumëfishtë në të mirë të rendit, policisë, vetë bashkisë etj, kane regjistruar gjë, apo, bashkia ecën sipas avazit: “ Ç’bën moj Rukë? Po bëj Bukë!”….
- A është fotografuar dëmi publik dhe në shumë se kaq, imazhi i shkaktuar kundër Bashksië (dmth, kundër qytetit?)
- Tani që “zilkat” e fushatës së ardhshme të zgjedhjeve po dëgjohen në të dy kampet politike edhe në nivel lokal edhe në Sarandë; si te socialistët në qeverisje, edhe te PD që ka ndezur motorët e opozitës gjithashtu;

dukuri të tilla, si ‘aksioni’ i mësipërm, do të konsiderohen një shqetësim edhe pubik apo, “ e kemi kallëzuar në polici” edhe kaq! Te presim oren 15, te mbyllim zyren dhe te ikim ne shtepi! /sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI