– Personat e sëmurë me COVID-19 kanë më pak mundësi të vdesin ose të kenë forma të rënda të sëmundjes, nëse kanë mjaft vitaminë D në sistemet e tyre, sipas një studimi nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Bostonit.
“Duke analizuar mostrat e gjakut nga 235 pacientë të shtruar në spital me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi i ri SARS-COV2, pamë një zvogëlim të konsiderueshëm të rrezikut për rezultate të padëshirueshme klinike te personat që kishin sasi të mjaftueshme të vitaminës D”, thanë studiuesit.
Analiza sugjeron se pacientët të cilët kanë mjaftueshëm vitaminë D kanë 51,5 % më pak të ngjarë të vdesin, krahasuar me ata të vlerësuar me mangësi të kësaj vitamine.
Sipas Michael F. Holick, bashkautor në studim, gjetjet e botuara në revistën shkencore “PLOS”janë provë e drejtpërdrejtë se vitamina D në sasi të mëdha mund të zvogëlojë ndërlikimet e shkaktuara nga infeksion i koronavirusit të ri.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi