Trashëgimi, art e kulturë përgjatë rrjedhës së lumit të egër Vjosa.
Këtë pritet të ofrojë edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të artit “Vjosart”, që do të zhvillohet në datat 21-31 maj 2025 përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.
Përmeti, Fieri dhe Vlora do të mirëpresin 200 artistë të muzikës dhe artit pamor nga 7 vende të ndryshme, të cilët do të performojnë në lokacione të ndryshme në datat 21-31 maj 2025.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese nga ky festival, për organizimin e të cilit po përgatiten tri bashkitë respektive.
“Vjosa e egër me art të bukur”, u shpreh Rama, ndërsa informoi mbi këtë event kulturor.
Festivali hapet më 21 maj në zemër të Përmetit me homazh për ikonën Laver Bariu dhe përurimin e bustit të tij pranë shatërvanit të qytetit.
Nga 21 deri më 31 maj 2025, Përmeti, Fieri dhe Vlora do të pulsojnë në ritmin e artit me koncerte të muzikës folklorike, klasike dhe moderne.
Po ashtu aktivitetet artistike do të përfshijnë edhe ekspozitën “Ndërthurje” nga kolonia e piktorëve “Kontakt”; sfilatën e modës “Blooming” me stilistet Erina Bektashi dhe Anila Zajmi; aktivitete letrare dhe bashkëbisedim me poetin Lek Tasi.(Maela Marini)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI