SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vlorë- Ekzekutohet me breshëri automatiku në mjetin e tij, 40-vjeçari.

Nje 40 vjecar eshte ekzekutuar sot ne emsdite me breshëri automatiku në mjetin e ti ne lagjen “Hajro Cakëri” ne qytetin e Vlores.

Pas ngjarjes Policia sqaroi se “Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Nderkaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë shkoi menjehere nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit. 40-vjeçari Bledar Birçaj. i arrestuar në 2011-n për vrasje!

Nje nga pistat e hetimit jane konfliktet që mund të ketë pasur 40 vjeçari në Spanjë, nga ku ishte kthyer para një muaji./SARANDANEWS.AL///

error: