Zbulohen për herë të parë detajet e ekzekutimeve të përgjakshme të një prej hakmarrjeve më të forta mes shqiptarëve në Greqi. Emra dhe foto të papublikuara më parë, që marrin indicie nga vrasja që zgjoi edhe njëherë sagën e krimeve të përgjakshme të viteteve 2007-2008.
Kur në 30 maj në Sepolia, Athinë, u ekzekutua me armë zjarri një shqiptar 32-vjecar, për të gjithë u duk atentati i zakonshëm i radhës. Por, kur u mësua identiteti i vërtetë i tij, atëherë gjërat ndryshuan dhe shumë ngjarje u lidhën njëra me tjetrën në 15-vjecarit e fundit.
Ari Kosta Papa, i datelindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandes, i njohur me pseudonimin “Ari vogel”, nuk rezulton te kete fotografi as ne rregjistrin e gjendjes civile te Sarandes e Finiqit por as ne sistemin TIMS. Ne Shqiperi ai eshte nje “fantazem” edhe pse nje ish-oficer i policise se Sarandes, i cili kerkon qe identiteti i tij te mbetet i fshehte, shprehet se: “Arin e vogel e njoh vetem si emer, por te dhenat e mia e lidhin ate ndoshta me krime te ndodhura ne Sarande ne vitet 2005-2006 ose me protagoniste banore te Sarandes ne Athine ne vitet e mepasshme”.
Ne Greqi, Ari Papa ishte i skeduar per trafik droge dhe grabitje, por ajo qe e ngarkonte me teper historine e tij ishte tentativa per ta eleminuar fizikisht, edhe jo njehere por tre here, aq sa ai levizte rrugeve te Athines me anti-plumb. Heren e katert, ata qe e deshen te vdekur, ia arriten qellimit. Pak minuta para se ora te shenonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qellua pas shpine 8 here me pistolete teksa pinte kafe ne bar “Kayak” ne rrugen “Dyrrahu 30” ne Sepolia.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.