Një rast i shfrytëzimit për prostitucion të shtetaseve të huaja është goditur nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë.
Policia bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetase spanjolle, A. A., 43 vjeçe, e cila dyshohet se organizonte të gjithë veprimtarinë kriminale. Ajo kishte marrë me qira një apartament në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, ku shfrytëzonte për prostitucion shtetase të tjera të huaja.
Gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre shtetase venezuelase: R. L., 25 vjeçe, K. C., 30 vjeçe dhe H. S., 30 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira nga organizatorja spanjolle.
Policia bën të ditur se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetases së shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të këtij rrjeti të shfrytëzimit për prostitucion.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore